Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Edhe në Shkup do të organizohet, është vetëm çështje kohe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është deklaruar për protestën që pritet të mbahet nesër në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në një intervistë për T7, Ahmeti u shpreh se protesta është për të ngritur zërin kundër asaj që e cilëson si një padrejtësi e madhe ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 2

“Ne kemi spostuar edhe fushatën për shkak të protestës. Të gjithë jemi UÇK, dhe nuk është protestë që na bashkon ndonjë grupacion, por protestë që na bashkon Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për ta ngrit zërin të gjithë kundër kësaj padrejtësie të madhe që i bëhet Ushtrisë sonë,” – ka deklaruar Ahmeti.

Ai tha se të gjitha aktivitetet politike për ditën e nesërme do të pezullohen për shkak të dimensionit kombëtar të protestës.

Moneytizer Paragrafi 4

“Dhe të gjitha aktivitetet për nesër janë të ngrira, me qëllimin që kjo protestë ka dimension kombëtar, me porosi dhe mesazhe për Tribunalin se UÇK nuk është ndërmarrje kriminale, por organizatë çlirimtare,” – u shpreh ai.

I pyetur nëse një protestë e ngjashme do të organizohet edhe në Shkup, Ahmeti tha se kjo është vetëm çështje kohe:

“Është duke u biseduar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me siguri që janë në kontakt me shoqatat e veteranëve të luftës në Kosovë. Është çështje kohe se kur do të organizohet.”

Ai gjithashtu kritikoi Prokurorinë Speciale në Hagë, duke thënë se lënda është devijuar dhe akuzat janë të pabazuara:

“Gjyqi ndërroi akuzë, për raste të paqena të trilluara nga dëshmitarë intersxhi dhe shpifës, dhe kjo na irritoi pa masë, sepse prokurorët devijuan lëndën, nga shtëpia e verdhë në landë të sajuara nga njerëz qëllim të keqinjë por edhe të motivuar nga shërbimet sekrete të Serbisë,” – shtoi Ahmeti.

Artikull i sponzorizuar