Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasada amerikane: Trupat amerikane dhe të Kosovës krah për krah në “Defender Europe 25”

 
   

Kosova ka qenë nikoqire dhe pjesëmarrëse aktive në stërvitjen shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga ushtrimet më të mëdha ushtarake amerikane në Evropë, e udhëhequr nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shpërndarë pamje nga kjo stërvitje ushtarake përmes një videoje në rrjetet sociale, duke vënë në pah bashkëpunimin e fortë mes forcave amerikane dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Nga Pennsylvania në Prishtinë – trupat amerikane dhe kosovare morën pjesë krah për krah në #ImmediateResponse gjatë DEFENDER 25. Së bashku po forcojmë sigurinë dhe jemi të gatshëm të reagojmë dhe të udhëheqim”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Facebook.

Stërvitja “Defender Europe 25” synon rritjen e gatishmërisë, ndërveprimit dhe kapaciteteve mbrojtëse të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, me theks të veçantë në stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës Juglindore.