Lajme

Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashëgimia e tij do kujtohet me mirënjohje të përhershme

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shprehur e pikëlluar për vdekjen e ish-kongresistit Eliot Engel.

Në postimin e ambasadës thuhet se, mbështetja e palëkundur e Engel për Kosovësn, ndihmoi në forcimin e lidhjeve të qëndrueshme mes Kosovës dhe SHBA’ve.

‘’Jemi thellësisht të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Eliot Engel. Gjatë viteve, mbështetja e tij e palëkundur për Kosovën dhe popullin e saj ndihmoi në forcimin e lidhjeve të qëndrueshme të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

We are deeply saddened by the passing of Eliot Engel. Over the years, his steadfast support for Kosova and its people helped strengthen the enduring bonds of friendship between Kosova and the United States. His legacy will be remembered with deep respect and lasting gratitude. pic.twitter.com/HgSI4mm1GT

— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) April 10, 2026Trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme’’, thuhet në postim.

Të Ngjashme