Lajme

​Ambasadori francez pyetet për deklaratën e deputetit Rrustemi

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot nuk ka pranuar të komentoj deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi i cili sot u ka bërë thirrje disa ambasadorëve që të mos ndërhyjnë në punën e Gjykatës Kushtetuese përmes vizitave, takimeve apo formave të tjera të ndikimit.

Përmes një postimi në Facebook, Rrustemi theksoi se çdo ndërhyrje e mundshme në institucionin më të lartë të interpretimit të Kushtetutës do të dëmtonte rëndë pavarësinë e tij.

Për këtë, Guerot tha se edhe mungesa e komentit nga ana e tij është një lloj komenti.

Guerot: Mungesa e komentit është një koment

Nuk kam ndonjë koment, faleminderit, dhe mungesa e komentit është një koment“, tha Guerot.

I pyetur edhe për situatën aktuale politike në vend, Guerot tha po ashtu se ka takuar disa përfaqësues të partive, por sipas tij këto subjekte duhet ta zgjidhin këtë çështje.

Guerot: Është për partitë politike të Kosovës që të zgjidhin këto çështje

“Jo, nuk dua të spekuloj, po takohem me të gjithë palët e interesuara, disa i kam takuar, të tjerët do t’i takoj, por Kosova është një vend sovran, prandaj është për partitë politike të Kosovës që të zgjidhin këto çështje”, shtoi Guerot.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, u ka bërë thirrje disa ambasadorëve që të mos ndërhyjnë në punën e Gjykatës Kushtetuese përmes vizitave, takimeve apo formave të tjera të ndikimit.

Përmes një postimi në Facebook, Rrustemi theksoi se çdo ndërhyrje e mundshme në institucionin më të lartë të interpretimit të Kushtetutës do të dëmtonte rëndë pavarësinë e tij.

“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, ka shkruar Rrustemi.

Kushtetuesja ka vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars.

Të Ngjashme