Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasadori i Suedisë: Kosova në situatë serioze, po rrezikohet funksionimi demokratik i shtetit

 
   

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund vlerësoi se Kosova ndodhet në një situatë serioze dhe se po rrezikohet funksionimi demokratik i shtetit.

Në një intervistë për EO, ai tha se në politikë duhet të bëhen kompromise.

“Disa gjëra po bëhen shumë të vështira. Zgjedhjet nuk kanë të bëjnë vetëm me demokracinë. Nuk kanë të bëjnë vetëm me procesin zgjedhor, por edhe me qeverisjen e shtetit dhe kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që sot në botë ekziston një polarizim i madh ndërmjet së majtës dhe së djathtës dhe duket se shumë liderë dëshirojnë të kenë 100 për qind të drejtë, të fitojnë gjithçka. Por, e dini në politikë duhet të bëhen kompromise. Kjo është një dukuri globale”, deklaroi Westerlund.

Sipas tij, rasti i Kosovës është edhe më i ndjeshëm meqë vendi, duke qenë shtet i ri, nuk është pjesë e strukturave euroatlantike.

Prandaj, thotë ai, Kosova ndodhet në një situatë më të vështirë momentalisht.

Për më tepër, Ambasadori i Suedisë në Kosovë foli edhe për situatën e cila po mbretëron në RTK kohëve të fundit me pagat.

“Unë besoj se kjo po e rrezikon funksionimin demokratik të shtetit. Kështu që mendoj se ndodhemi në një situatë serioze”, tha ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.