Lajme

Ambasadori Rohde e përcjell deri tek aeroplani shefin e Mbrojtjes gjermane që vizitoi Kosovën

 
   

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, e ka përcjellë deri tek aeroplani ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në videon e publikuar, Rohde e ka falënderuar ministrin gjerman për vizitën në Kosovë, derisa në përshkrim ka shkruar përshëndetje në gjuhën shqipe dhe serbe.

“Tung, faleminderit deri në herën tjetër.

Faleminderit për vizitën tuaj në Kosovë, i dashuri ministër Pistorius”, ka shkruar Rohde.

 
 
 
 
 

Të Ngjashme