Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infrakt

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, dyshohet se ka pësuar infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë, niset me urgjencë në spitalin e Korçës.

Sipas informacioneve gjendja e tij është stabile, por për mjekim më të specializuar u nis drejt Tiranës, raporton TopChannel.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ambasadori nuk ka pasur takim pune në qarkun e Korçës, por ka qenë me bashkëshorten e tij në Voskopojë për të vizituar fshatin turistik.

Prej vitit 2020, Shkurov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri