Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasadorja e Izraelit falënderon qytetarët e Kosovës që ndezën qirinj për qytetarët e vrarë në Izrael

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka ndarë pamje nga organizimi i ndezjes së qirinjve në Prishtinë, për nder të viktimave nga sulmi i Hamasit në Izrael.

Ambasadorja Ziv, ka falënderuar të gjithë ata që u janë bashkuar këtij organizimi.

“Qytetarët e Kosovës organizuan ndezjen e qirinjve për nder të viktimave të sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael.

Faleminderit të gjithëve që iu bashkuan kësaj nisme!

Ne qëndrojmë me Izraelin”, shkroi ajo krahas fotografive të publikuara.