Politik

​Ambasadorja finlandeze Laaksonen takon Hodajn, flasin për bashkëpunimin nordik në Kosovë

 
   

​Ambasadorja finlandeze Laaksonen takon Hodajn, flasin për bashkëpunimin nordik në Kosovë

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, është takuar, të enjten, me Taulant Hodajn, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, për të diskutuar bashkëpunimin nordik në Kosovë.

Në njoftimin e Ambasadës bëhet e ditur se në takim është trajtuar projekti i Këshillit të Ministrave Nordikë në Kosovë, në kuadër të të cilit Finlanda, Norvegjia dhe Suedia po bashkëpunojnë për forcimin e qëndrueshmërisë digjitale, promovimin e edukimit medial dhe luftimin e dezinformimit, shkruan KosovaPress.

Po ashtu, duke qenë se Hodaj është anëtar i bordit të Dhomës Nordike të Tregtisë, palët kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e biznesit, duke theksuar mundësitë për lidhje më të ngushta ndërmjet kompanive kosovare dhe atyre nordike, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes komunitetit të biznesit në Kosovë dhe rajonit nordik.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme