Aktuale

Amendamenti i PS për pengimin e pezullimit të ministrave, Gonzato paralajmëron: Të mos preket Reforma në Drejtësi!

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato komentoi nismën e mazhorancës për ndryshimet ligjore me qëllim pengimin e pezullimit të ministrave nga detyra.

Në konferencë të përbashkët me David McAllister, diplomati evropian tha se “nuk duhet të preket Reforma në Drejtësi”.

Ambasadori theksoi se presin që të konsultohen për këto nisma për ndryshimet ligjore, sidomos kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi.

“Ne i ndjekim nga afër nismat e qeverisë që kanë lidhje me shtetin ligjor, jo vetëm se jemi në merak për harmonizimin e tyre me atë të BE, por edhe që të mos prekin reformën e drejtësisë. Sa i takon prekjes apo ndikimit që kanë në këtë rast nuk do kisha një koment në këtë rast. Presim që të konsultohemi për këto nisma”, tha ambasadori Gonzato.

Të Ngjashme