
Në dritën e përpjekjeve për formimin e institucioneve të reja në Kosovë, janë shtuar kërkesat nga disa deputetë të pakicave për krijimin e komunave të reja si kusht për votën e tyre.
Njohësi i çëshjteve politike, Albert Ramadani ka thënë se këto ide janë cilësuar si të rrezikshme dhe në funksion të ç’rregullimit institucional, e jo në dobi të komuniteteve që përfaqësojnë.
“Kur ta zë bishtin me derë, jo vetëm komunë, po edhe krahinë kërkon,” thotë ai.
Sipas tij, krijimi i komunave si shpërblim për vota politike minon rendin demokratik dhe e shndërron sistemin institucional në pazare momentale – duke ngritur shqetësimin se në këtë ritëm, “Kosova mund të përfundojë me 70 komuna.”
Postimi i plotë:
Kur ta zë “bishtin me derë” jo që të kërkon komunë po edhe krahinë?
Kerkesa dhe idet për krijim te komunave te reja, janë plane të rrezikshme dhe nuk i shërbejnë komunitetit, por i shërbejnë ç’rregullimit, rendit demokratikë!
Nuk është parimore dhe nuk quhet kontribut, për vendin ku jeton e ku kontribon me kerku diçka dhe shfrytëzu situaten që po kalon vendi i bllokuar ku ende nuk jane formuar institucionet e reja.
Tani me u qu çdo deputet i pakicave që përfaqeson komunitetit e vete e pjeset nga vjen me kerku ne këmbim te votes krijimin e komunave te reja nese hapet kjo mundesi apo si kusht (1) vote (1) komunë kështu kosoves do ti bëhen 70 komuna.
Praktika si te drejta te krijimit komunave i njher edhe ligji se kur dhe ne çfarë kushte krijohet komunat e reja, por jo sa here te kemi ngërç institucional te qesmi kushte një votë njē komunë
Por me që partit politike te cilat janë shumicë nui po munden te bien ujdi, i jepë mundesin që sa kerkesa ti kete një parti apo koalicion me kriju institucione për një vote, dy vota te shprerblehen me krijimin e komunave te reja.
Këto kërkesa, nuk janë ne dobi te komunitetit, por puro kundër shtetit