Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Analisti zbulon planin e serbëve – ja çfarë mesazhi që përçuan me veprimet e fundit në veri!

Nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë

Kjo sipas Ministrit te Brendshem Xhelal Sveçla ka qene shkak qe grupet kriminale te enjten kanë hedhur granatë dore ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve.

Per kete ai e ka fajesuar edhe presidentin serb Aleksander Vuçiq.

Po ashtu, mbishkrime të reja me thirrje nacionaliste “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” janë parë dhe identifikuar në Komunën e Zveçanit gjatë ditës së enjte.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Ai u shpreh se serbët kanë për qëllim që të rrisin këto tensione deri në përplasje me forcat policiore të Kosovvës të cilat janë prezente në këtë pjesë të vendit.

“Situata në veri të vendit vazhdonë të jetë e tensinuar dhe kjo e bën lehtësisht të cenueshme në aspektin e sigurisë , ku grupe kriminale të dirigjuara edhe Beogradi zyrtar, kanë synim që përmes veprimeve kriminale dhe provokimeve të tjera kanë për qëllim që të rrisin këto tensione deri në përplasje me forcat policiore të Kosovvës të cilat janë prezente në këtë pjesë të vendit. Me qëllimin e vetëm që të ndërhyjnë forcat e KFOR-it dhe këto ta marrin situatën e sigurisë në katër komunat veriore që në një formë apo tjetrën të ketë kthim të rezolutës 1244, dhe çdo institucion tjetër i Kosovës që ka të bëjë me sigurinë dhe sundimine ligjit të mos jetë më prezentë në këtë pjesë të vendit”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që qeveria e Kosovës duhet në vazhdimsi të jetë në kontakt me ndërkombëtarët që të ndërmarrin veprime të mençura.

“Në këtë aspekt qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e vëmëndëshme dhe të ndërmarrë vprime të mençura , gjithnjë në koordinim edhe me faktorin ndërkombëtar , me KFOR-in dhe EULEX-in, për tu përballur me këto grupe krimianle dhe për mos t’lejuar përshkallzimin e situatës atje”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.