Magji, debat, duartrokitje, emocione, lot dhe shumë talent, Albania’s Got Talent pati gjithçka që një spektakël i nivele të tilla duhet të ketë.
Mbrëmja e parë e edicionit të dytë të AGT në televizionin kombëtar Vizion Plus solli emocione dhe performanca të shkëlqyera, sa jurisë spektakolare me emra BIG si Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo iu mbeti shumë pak për të thënë.
Talente nga të gjitha trojet, por edhe këtë sezon nuk munguan as artistët ndërkombëtarë, të cilët zgjodhën AGT dhe ekranin e Vizion Plus për të dhënë më të mirën nga vetja.
12 performanca, njëra më e bukur se tjetra, por mbi të gjitha, ajo që konsiderohet “qershia mbi tortë” për këtë të hënë ishte performanca e Diego Zelkas, djaloshit i cili me zërin e tij pompoz i dha dritë dhe energji skenës së Albania’s Got Talent.
Diego Zelka, ose ndryshe Andrea Bocelli shqiptar, pasi njëjtë si artisti i madh italian, edhe talenti ynë ndriçon gjithçka me zërin e tij melodioz.
Ishte ai që rrëmbeu menjëherë zemrat e katër anëtarëve të jurisë, duke marrë edhe “Golden Buzzer”, duke kaluar menjëherë në finalen e madhe.
Por pas me talentin e tyre nuk mbetën as Uendi, akrobatja elastike, apo edhe gishtat magjikë mbi piano të Artin Camit.
Ishte vetëm mbrëmja e parë, të tjera net magjike na presin. Çdo të hënë në orën 21:00 në ekranin magjik të Vizion Plus, kthehet mbrëmja e talenteve dhe spektaklit.
Për të gjithë ju që nuk mundët të ndiqnit LIVE spektaklin, e gjeni në kanalin e YouTube.

