Lajme

Anëtari i AAK-së gjendet pa shenja jete në Veternik, reagon Ramush Haradinaj

 
   

Një anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është gjetur pa shenja jete në lagjen Veternik, ngjarje kjo që ka tronditur opinionin dhe strukturat e partisë. Lidhur me rastin ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Hekuran Hoxhës.

“Hekuran Hoxhën e kishim koleg shumëvjeçar në Aleancë. Qysh në rininë e tij, ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës, ku u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit. Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj.

Gjithashtu, ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit.

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë. Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani!”, përfundon reagimi i Haradinajt.

Postim i plotë:

Hekuran Hoxhën e kishim koleg shumëvjeçar në Aleancë. Qysh në rininë e tij, ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës, ku u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit.

Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve!

Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë.

Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani!

 
 
 
 

 

Të Ngjashme