Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Anëtari i Listës “Guxo”, Kujtim Hajdari: Nuk do të ketë kurrë copëtim të Kosovës – rikujton fjalët e presidentit Rugova

 
   

Anëtari i Listës “Guxo”, Kujtim Hajdari, ka rikujtuar fjalët e presidentit historik Ibrahim Rugova të vitit 2005, i cili kishte paralajmëruar që qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve të Serbisë. Hajdari tha se vizioni i Rugovës për liri e pavarësi vazhdon të çojë përpara shtetin përmes udhëheqjes së Presidentes dhe Kryeministrit.

Ai kritikoi PDK-në për “lojë defetiste ndaj Serbisë”, duke e akuzuar se po e keqpërdorë një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare dhe po zhvillon propagandë me “fake lajme” për ta dobësuar pozitën e Albin Kurtit.

“Faktet janë se Kosova është shtet i lirë, i pavarur, demokratik e sovran. Minoritetet në vend gëzojnë të drejta që nuk i ka asnjë pakicë tjetër në botë. Nuk do të ketë copëtim të Kosovës dhe kurrë më çizma të Serbisë nuk do të shkelin në tokën e shenjtë dardane”, u shpreh Hajdari.

Shkrimi i plotë:

Çka patë deklaruar me 2005 (një vit para ndarjes nga jeta) Presidenti i jonë historik IBRAHIM RUGOVA:

“NËSE DËSHIROJMË SI POPULL TË DALIM FITUES NDAJ SËRBISË, MOS U BESONI MASHTRIMEVE TË SAJA”

Përveç kësaj, Presidenti Rugova posedonte me një aftësi të jashtzakonshme dhe vizion, dhe dinte të vlerësoi vullnetin e madh të popullit për liri dhe pavarësi:

TË ZGJONTE TEK POPULLI DËSHIRËN PËR ANGAZHIM DHE VEPRIM

Dhe fatmirësisht për shtetin tonë, sot këtë dëshirë dhe vullnet të trashëguar nga Rugova, populli i jonë po e çonë përpara më Presidenten dhe Kryeministrin në krye të shtetit.

Mirëpo në anën tjetër, sot fatkeqesia e popullit dhe shtetit tonë është, se një pjesë e opozitës, dhe në veçanti PDK, po i prinë lojës defitiste të shtetit tonë përballë Serbisë.

Dhe këtë në dy drejtime:

– Në njërën anë duke e keqpërdorë një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare se gjoja PDK është “garantuese e paqes ” në Kosovë – sigurisht me politikën e saj nënshtruese ndaj Serbisë, duke e vënë gjithnjë ne pjatë ndarjen e Veriut të Mitrovicës, duke thënë, se: “Atë s’mund ta mbajmë më me njësi policore, dhe në anën tjetër,

– Duke krijtar rrethana të reja të fushatës së egër dhe sulmeve përmes propagandës së mashtrimeve – tanimë jo më përmes kërcënimeve direkte të vrasjeve siq e patën bërë pas lufte në Kosovë, por me fake lajme të cilat po i hedhin në treg përmes mercenareve të vet në mediume televizive, që me to të mund të shërbehen Serbia dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, me qëllim për të dobësuar pozicionin politik dhe kombëtar të Albin Kurtit.

PSE E BËJNË KËTË?

Njëherë një bashkëpunëtorë i Presidentit amerikan, Wilson, kishte thënë: ” Përvoja e gjatë politike më kishte mësuar se të paditurin dhe të shiturin është e pamundur ta bindësh me fakte…”

Dhe fatket janë e Kosova është shtet i lirë, i pavarur, demokratik dhe sovran…, cep më cep në territorin e vet.

Dhe se, minoriteti serb dhe minoritetet tjera jo serbe, i gëzojnë të gjitha të drejtat më të avancuara që si ka asnjë pakicë tjetër në botë.

Dhe të gjithë ata që po kërkojnë destabilizim politik dhe të sigurisë të Kosovës, me maska dhe pa maska – në Kosovë, Shqipëri apo Serbi, le ta dinë , se:

S’ka dhe s’do të ketë copëtim të Kosovës…, dhe se çizma e ushtarit dhe policit të ish-okupatorit dhe regjimit fashist të djeshëm dhe të sotshëm serb, kurrë më s’do të shkel nl tokën e shenjtë dardane.