Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Anëtari i Nismës: Të gjitha partitë po përgatiten për zgjedhje të jashtëzakonshme

 
   

Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se të gjitha partitë politike duke përfshirë edhe Nismën po punojmë për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Ai duke folur për situatën në Kuvend ka thënë se aktualisht po kalkulohet për të gjetur momentin më të përshtatshëm për zgjedhje parlamentare.

“Gjitha forcat politike janë duke kalkuluar momentet e përshtatshme për zgjedhje parlamentare, jo vetëm lokale. Edhe ne si parti politike jemi duke u përgatitur intensivisht sepse mund të kemi zgjedhje më shpejtë se sa që parashikohet. Po kalkulojnë secila prej forcave politike, normal që edhe ne i shohim interesat tona, çka nëse mbahet shpejt zgjedhjet nacionale, jo qysh me kalua krizën”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se pas zgjedhjeve të reja nacionale mund të ketë ndryshim dhe afrim të partive politike.

Përderisa, kalkulimi a fiton dy vota më shumë a më pak është dëmi që po i shkaktohet Kosovës.

“Me siguri pas zgjedhjeve të reja nacionale që do të mbahen do të eliminohen disa barriera që janë vendosur paraprakisht në mes grupeve të caktuara politike”, është shprehur Nimani.