Aktuale

Anija-spital amerikane drejt Groenlandës, Trump: Do të kujdeset për të sëmurët e tyre të pashërbyer

“Duke punuar me guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry, po dërgojmë një anije-spital në Groenlandë për t’u kujdesur për shumë persona të sëmurë dhe të pashërbyer. Është rrugës.” Kështu shprehet Donald Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke bashkëngjitur në postimin e tij imazhin e një anijeje spitalore që mban flamurin amerikan.

Objektivi gjeopolitik

Presidenti ka emëruar Landry si të dërguar të posaçëm për Groenlandën. Ajo që për presidentin Trump është tashmë pothuajse një obsesion. Mes përplasjesh dhe deklaratash në kufijtë e kolonializmit, prej muajsh tashmë “kryefamiljari” i Shtëpisë së Bardhë e ka bërë të qartë synimin e tij për të marrë në zotërim, në mos për ta “blerë”, Groenlandën, duke e vënë nën kontrollin amerikan në funksion të strategjive gjeopolitike dhe të mbrojtjes, por jo vetëm. Shfrytëzimi i nëntokës është një nga arsyet e shumta që SHBA-të paraqesin për këtë nismë të pazakontë.

Të Ngjashme