Aktuale

Apeli lë në fuqi pezullimin e Behgjet Pacollit, Aeroporti i Vlorës mbetet në administrim të Valon Ademit

Gjykata e Apelit e Tiranës e ka lënë në fuqi masën e sigurisë së Gjykatës së Shkallës së Parë, me të cilën i jep të drejtë aksionarit Valon Ademi të administrojë Aeroportin e Vlorës.

Vendimi është marrë ditën e sotme, por nuk është zbardhur ende nga gjykata.

Gjykata e Tiranës i kishte dhënë të drejtë shoqërisë “2A Group” ndaj Mabco Construction SA në përplasjen për Aeroportin e Vlorës.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë kishte marrë vendim për sigurim të padisë për rastin e “Vlora International Airport – VIA”, duke e aprovuar si të bazuar kërkesën e paraqitur nga “2A Group”.
Përmes një vendimi të marrë më 24 dhjetor të vitit 2025, Gjykata e Shkallës së Parë ka pezulluar të drejtën e votës së aksionarit Mabco Construction SA, të drejtuar nga Behxhet Pacolli. Tashmë ai vendim është konfirmuar edhe nga Apeli, duke ngushtuar më tej mundësitë për Pacollin, për ankimim në Gjykatën e Lartë, ndërsa bëhet shumë më i mundur Arbitrazhi.

Krahas rastit në gjykatë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ndaj Pacollit, ai edhe Emin Pacollit, vëllait të tij dhe punonjësit Nelson Çela. Të dy po hetohen për rolet e tyre në kompaninë “Mabco Constructions S.A”.

Të tre bashkë dyshohen për akuzat e “mashtrimit me pasoja të rënda”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim kompjuterik”.

Akuzat ndërlidhen me dyshimet se Pacolli dhe njerëzit e tij ia shiten aksionet e Aeroportit kompanisë “Delphos Securities Sarl”, duke e mashtruar aksionarin tjetër që fitoi koncensionin për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës.

Të Ngjashme