Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, deklaroi se PDK ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe është e gatshme të veprojë si opozitë konstruktive.
“PDK e ka pranuar realitetin demokratik të zgjedhjeve që ka dalë prej zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
E kemi pritur, kemi punuar dhe jemi angazhuar maksimalisht që të marrim numrin më të madh të deputetëve, por kemi respektuar vullnetin e qytetarëve.
Jam i lumtur që pjesa e deputetëve të PDK-së, burra e gra, përbëhet me përgatitje dhe potencial, dhe jemi gati të qëndrojmë në opozitë për të ndërtuar alternativën e së nesërmes,” tha Tahiri.
