Avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Rina Maloku u vendos padrejtësisht në qendër të dyshimeve në një pjesë të opinionit publik pas vdekjes tragjike të bashkëshortit të saj, Festim Maloku.
Ai sqaron se nga rezultatet e hetimeve zyrtare del qartë se rrethanat e kësaj vdekjeje janë të natyrës personale dhe nuk lidhen me znj. Rina Maloku në asnjë formë.
“Pas një humbjeje të rëndë personale, znj. Rina Maloku është përballur edhe me një barrë të padrejtë publike. Kërkoj nga opinioni që të ketë parasysh plagët e rënda shpirtërore që ky rast tragjik i ka lënë, dhe të tregojë kujdes e përgjegjësi në mënyrën se si trajtohet kjo çështje,” thekson avokati.
Postimi i plotë
Rina Maloku u vendos padrejtësisht në qendër të dyshimeve në një pjesë të opinionit publik pas vdekjes tragjike së bashkëshortit të saj, Festim Maloku.
Nga rezultatet e hetimeve zyrtare del se rrethanat e kësaj vdekjeje janë të natyrës personale dhe nuk e lidhin znj. Rina Maloku me këtë rast në asnjë formë.
Pas një humbjeje të rëndë personale, znj. Rina Maloku është përballur edhe me një barrë të padrejtë publike.
Kërkoj nga opinioni që të ketë parasysh plagët e rënda shpirtërore që ky rast tragjik i ka lënë, dhe të tregojë kujdes e përgjegjësi në mënyrën se si trajtohet kjo çështje.
Arianit Koci
Avokat i znj. Rina Maloku
