Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arlind Manxhuka: Vetëvendosje kalon votat e 2021, Kurti rekordmeni historik i votave

 
   

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se partia tashmë ka tejkaluar numrin e votave të zgjedhjeve të vitit 2021.

Ai theksoi gjithashtu se Kryeministri Albin Kurti ka thyer rekordin si njeriu më i votuar në historinë e Kosovës, një rekord që më parë mbahej po nga ai vetë.

“VETËVENDOSJE! tashmë e ka kaluar numrin e votave të vitit 2021, ndërkohë që Kryeministri Albin Kurti tashmë e ka thyer rekordin si njeriu më i votuar në histori të Kosovës, rekord ky që e mbante vet Albin Kurti”, shkruan ai.