Lajme

Armend Halimi: Marrëveshja për ligjin për të huajt është kompromis tranzitor

Njohësi i sigurisë Armend Halimi, ka reaguar pas dakordimit mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian lidhur me ligjin për të huajt.

Përmes një postimi, Halimi theksoi se marrëveshja duhet interpretuar saktë dhe jo të deformohet apo të përdoret për propagandë. Sipas tij, dokumentet paralele do të lejohen vetëm për një periudhë tranzitore, derisa qytetarët – veçanërisht serbët që deri tani kanë refuzuar institucionet e Kosovës – të regjistrohen dhe të pajisen me dokumente ose leje qëndrimi sipas ligjeve të Kosovës.

Ai shtoi se ky është një kompromis, duke kujtuar se më herët kishte kritika ndaj qeverisë për mungesë tolerance gjatë periudhës kur vendi përballej me sanksione nga Evropa.

Postimi i plotë:

Dakordanca mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BE-së lidhur me ligjin për të huaj që u arrit sot, duhet interpretuar sakt, e jo të deformohet e propagandohet.

Pra, sipas kësaj, dokumentet paralele lejohen vetëm për një periudhë tranzitore, derisa njerëzit, e sidomos ata që kanë refuzuar për gjithë këto vite Republikën tonë, serbët të regjistrohen dhe të marrin dokumente ose leje qëndrimi sipas ligjit të Kosovës.

Ndryshe, kur vendi sanksionohej nga Evropa, zërat kritik ishin pse Qeverisa po këmbëngul në mos ‘tolerancë’ e kompromise!

Ja pra kompromisi!

Të Ngjashme