Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohen burrë e grua në Prishtinë, u rrahën mes vete

Dy persona, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, pas një përleshjeje fizike mes tyre.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 20:45, pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve.

“Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.