Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet 76-vjeçari në Durrës, goditi bashkëshorten me shkop druri në kokë

Policia e Shtetit ka arrestuar një 76-vjeçar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, 70 vjeçare duke e goditur me shkop druri në kokë.

Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar lëndime të rënda fizike dhe u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën”, njoftoi Policia e Shtetit./teve1.info/

Tags: