Është arrestuar autori i grabitjes së pikës së këmbimit valutor.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e “5 majit” në Tiranë.
Pas fotos së siguruar në momentin e grabitjes, u bë i mundur edhe identifikimi dhe kapja e autorit.
Autori hyri në ambientet e pikës së këmbimit valutor, e cila ndodhej brenda një qendre tregtare, dhe nën kërcënimin e pistoletës detyroi punonjësin t’i dorëzojë paratë.
Dyshohet se ai mori rreth 1.2 milionë lekë të vjetra. I riu ka mbërritur pranë qëndres tregtare me një motor të vogël pa targa.
Menjëherë pas grabitjes, autori është larguar me këmbë më pas në rrugicat e lagjes “5 Maji”, duke përfituar nga lëvizja në zonë për t’i shpëtuar policisë. Dyshohet se agresori është përdorues i lëndëve narkotike, e po ashtu edhe arma mund të mos jetë e vërtetë.
Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje dhe ngritën pika kontrolli në zonë./vizionplus.tv
