1
Avokati Gent Gjini ka folur lidhur me arrestimin e njërës prej të dyshuarve në aksionin e sotëm të Krimeve Ekonomike, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, për manipulim të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Gjini ka deklaruar se klientja e tij, e arrestuar në cilësinë e komisioneres së Lëvizjes Vetëvendosje, ka nënshkruar një dokument pa e kuptuar përmbajtjen e tij.
Moneytizer Paragrafi 2
“Duke qenë se rasti është kompleks, dhe kjo zonjë nuk ka pasur kurrë vepra penale më herët dhe ka rënë pre e mashtrimeve nga subjektet partiake”, tha Gjini.
Ai ka thënë se klientja e tij ka vepruar me naivitet, duke besuar se procesi zgjedhor ka qenë i rregullt.
Moneytizer Paragrafi 4
“Kjo zonjë dhe shumë komisionerë të pafajshëm kanë rënë pre e këtyre manipulimeve, sepse me naivitet kanë nënshkruar një dokument ku thuhej se procesi zgjedhor ka shkuar në rregull. Vetëm pas rreth dy javësh është kuptuar se një kandidat kishte përfituar nga shtimi i votave”, ka deklaruar avokati.
