Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin se në cilësinë e kryesuesit të komisionit ka falsifikuar rezultatet e votave të kandidatëve për deputetë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari u dërgua në mbajtje.
“Malishevë 23.01.2026-08:30. Në lidhje me rastin, më 22.02.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidateve për deputet.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
