Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet gruaja që sulmoi një doktoreshë në Lipjan

Një grua është prangosur, pasi dyshohet të ketë sulmuar fizikisht një doktoreshë në Qendrën Mjekësore Familjare të Lipjanit.

Policia bën të ditur se incidenti ka ndodhur paraditen e së enjtes.

Ndërkaq, e dyshuara u arrestua dje, shkruan IndeksOnline.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, deklaron policia.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.