Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në fshatin Golluboc

 
   

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar opinionin publik se është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili ishte në kërkim për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është bërë pas një periudhe arratie.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

Brenda afateve të parashikuara me ligj, Prokuroria do të paraqesë në Gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit A.I, thuhet në njoftim.