Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për fotografim të votës në Gjirokastër

Një person është arrestuar në Gjirokastër për shkak të fotografimit të votues.

Policia e Shteti ka bërë të ditur se i arrestuari rreth orës 15:00 në qendrën e votimit në Këlcyrë dyshohet se ka fotografuar votën.

“Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Ky shtetas rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet nga Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit më herët ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona për të njëjtën arsye.

Arrestohen pesë persona të dyshuar për fotografim të votës në Shqipëri