Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet një serb në tubimin pro Vuçiqit në veri

 
   

Një person është arrestuar nga Policia e Kosvoës në veri, konkretisht në sheshin “Car Lazar”, aty ku po mbahet një tubim pro presidentit të Serbisë, Aleksadër Vuçiq.

Tëvë1 mëson se i dyshuari është arrestuar për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Prapa tubimit qëndron Lista Serbe.

Ekipi ka bërë të ditur se pjesëmarrës në tubim është anëtari i Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe kandidatë të tjerë të këtij subjekti politik për kryetar të komunave veriore. 

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka rritur prezencën e saj.

Në një prononcim, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka bërë të ditur se kanë informacione që organizatore e tubimit është Lista Serbe. 

“Ne jemi njoftuar për këtë tubim, nuk i ndalojmë, janë shoqata e pensionistëve, por ne informacionet u posedojmë se mund të jetë edhe Lista Serbe”, tha Elshani.