Lifestyle

Arsyeja pse përdoren uniforma blu dhe jeshile në sallat e operacionit

Në fillim të shekullit të 20-të, në sallat e operacionit u vendosën veshjet dhe përparëset jeshile, ndërsa shumë më vonë, në vitet 1960, filluan të përdoren uniformat blu.

Sipas një botimi në revistën mjekësore Today’s Surgical Nurse, zgjedhja e këtyre ngjyrave nuk u bë për arsye estetike, por thjesht praktike.

E gjelbra, dhe përkatësisht bluja, i ndihmon mjekët të ruajnë performancë më të mirë vizuale për dy arsye kryesore.

Eksperimentet kanë treguar se kur syri përqendrohet në nuancat e të gjelbrës ose të kaltërt, ai e rikuperon ndjeshmërinë e tij më shpejt pas ekspozimit intensiv ndaj të kuqes, siç janë gjaku dhe indet gjatë një operacioni.

Thënë thjesht, këto ngjyra e “pushojnë” shikimin dhe lejojnë përshtatje më të shpejtë.

Në të njëjtën kohë, përqendrimi i vazhdueshëm te e kuqja mund t’i lodhë sytë dhe të krijojë shtrembërime vizuale. E gjelbra vepron si një agjent balancues, duke i ndihmuar kirurgët të ruajnë perceptimin vizual të qartë dhe të qëndrueshëm gjatë operacioneve.

Të Ngjashme