
Publicisti Gëzim Mekuli ka reaguar me tone të forta përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar deputeten Hykmete Bajrami për, siç pretendon ai, largimin e flamurit kuq e zi nga ambientet e Kuvendit të Kosovës.
“Kaq larg kanë shkuar! E largon Flamurin kombëtar kuq e zi nga Kuvendi. Kjo është deputetja Hykmete Bajrami që e bënë atë që s’ka mundur t’a bëjë as Serbia e as UNMIK-u,” ka shkruar Mekuli.
Ai e konsideron këtë veprim si të papranueshëm dhe të motivuar nga qëllime politike kundër kryeministrit Albin Kurti.
Postimi i plotë:
Kaq larg kanë shkuar! E largon Flamurin kombëtar kuq e zi nga Kuvendi. Kjo është deputetja Hykmete Bajrami që e bënë atë që s’ka mundur t’a bëjë as Serbia e as UNMIK-u.
Për inatë të Kurtit duan t’a shkatërrojnë shtetin e t’a largojnë edhe flamurin kombëtar të shqiptarëve të larë me gjak…
Turp, krim, e pamundur e pafalshme!