Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Asambleisti i Vetëvendosjes në Prishtinë kapet me drogë në Shqipëri, e kishin mbështjellur me logon e “Louis Vuitton”

Në Shqipëri janë arrestuar pesë persona të cilët janë kapur me 10 mijë doza ekstazi.

Jan zbuluar emrat e personave që kanë rënë në pranga.

Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia janë personat e arrestuar.

Emri që bie në sy është ai i Besnik Mujecit, e që është njëherit edhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

Gjithashtu, ka raportuar se 2 të arrestuar në këtë rast ishin shqiptarë nga Kosova.

Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.

Punonjësit e policisë janë infiltruar në disa raste si klientë ku edhe kanë vëzhguar nëpër lokalet e natës se si shitej droga ekstazi. Personat në fjalë kishin gjetur edhe një metodë të pazakontë për të shitur drogën, duke e mbështjellë me një letër , në të cilën ishte stampuar edhe logoja e “Louis Vuitton”.

Ajo që vinte në sy gjatë përgjimeve dhe mbajtjes në vëzhgim nga agjentët, ka rezultuar se këta persona por edhe të tjerë që janë bashkëpunëtorë, gjatë muajve të verës kanë shitur këto doza ekstazi edhe në zonat e plazhit. Konkretisht, në zonën e Himarës po Dhërmiut.