Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ashensori përfshihet nga flaka në Fushë Kosovë, banorët largohen nga ndërtesa

Një ashensor është përfshirë nga flaka para pak minutave në lagjen “Dardania”, në Fushë Kosovë.

Shumë nga banorët janë larguar nga ndërtesa dhe kanë dal në rrugë dhe deri tash nuk ka informata për të lënduar. Kurse, si pasojë është ndërprerë energjia elektrike në atë ndërtesë.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e zjarrfikjes dhe Policisë së Kosovës.

Ende nuk dihen shkaktaret.