Aktuale

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për ish-kongresmenin e ndjerë, Eliot Engel

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon këtë të shtunë, më 11 prill, një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ai e nisi fjalën e tij me lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit, Eliot Engel.“Të dashur miq, këtë takim me ju në rrjetet sociale, duhet ta filloj me nderimin me një minutë heshtje të njërit prej miqve më të shquar, më të shtrenjtë dhe më të çmuar të kombit shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo që ndodhen, ish-kongresmenin Eliot Engel. Eliot Engel punoi si kongresmen për 16 legjislatura në Kongresin e SHBA, ndau kohën dhe zemrën e tij krahas zgjedhësve dhe vendit të tij madh edhe si promotor, avokat, zë i pamposhtur i kauzës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës, shqiptarëve në Mal të Zi dhe për demokracinë shqiptare.”, tha Berisha.

Ai shtoi se në gjithë jetën e tij politike, nuk ka njohur kurrë një njeri që të ketë bërë më shumë për kombin tonë “me aq dashuri dhe pasion çfarë kishte mundësi”, se sa Eliot Engel.

Eliot Engel, është ndarë nga jeta të premten në moshën 79-vjeçare. Engel njihet si një nga mbështetësit kryesor të çështjes shqiptare, si ligjvënësi kryesor amerikan i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008.

Ai u largua nga Kongresi amerikan në janar të vitit 2021, pas më shumë se tre dekadash në detyrë.

Në përditësim…

Të Ngjashme