
Deputeti nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Artan Asllani ka thënë se nuk kanë asnjë presion nga Lëvizja Vetëvendosje sa i përket votimit. Ai tha para mediave se që nga fillimi kanë qenë pro konstituimit të Kuvendit.
Asllani: Ne vazhdimisht kemi votuar pro konsitutimit
“Ne e përfaqësojmë komunitetin ashkalinj në kuvend edhe ne nuk kemi pasur presion prej askujt. Ne kemi presion prej një populli, i cili ka nevojë që sa më shpejt të konsolidohet kuvendi dhe të vazhdohet me punën dhe të vazhdohet që të punohet për komunitetin të cilin e përfaqësojë. Ne vazhdimisht kemi qenë pjesë e asaj që kuvendi të konsitutohet kuvendi sa më shpejt, dhe kemi vazhduar vazhdimisht të votojmë pro konstituimit të kuvendit”, deklaroi ai para vazhdimit të seancës konstitutive, më 26 korrik.
Paraprakisht, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se kanë dëgjuar se ka presione ndaj deputetëve të grupeve minoritare.