Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Astrit Bujupaj, kandidat i LVV-së për kryetar të Istogu

 
   

Lëvizjes Vetëvendosje përgatitet për zgjedhjet lokale në Istog, ku tashmë ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar e  cili është Astrit Bujupaj.

Këtë e bëri të ditur kryetari i LVV-së, Albin Kurti në një postim në Facebook.

Kurti u shpreh se tashmë është koha që drejtimi i komunës të jetë nga radhët e Vetëvendosjes, duke përfaqësuar besimin dhe vullnetin e qytetarëve të Istogut.

“Lëvizja doli e para në Istog në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Tash, me Astrit Bujupajn, kandidat për kryetar, besimin tonë dhe vullnetin e qytetarëve ka ardhur koha që i pari i Istogut të jetë nga radhët e Lëvizjes”, ka shkruar Kurti.