
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj një deklarate të Sami Lushtakut, anëtar i PDK-së, i cili së fundmi ka përdorur një gjuhë kërcënuese në adresë të kundërshtarëve politikë.
Në postimin e saj, Matoshi ka ironizuar deklaratën e Lushtakut.
Postimi i plotë:
Sami Lushtaku po kërcënon me na ngreh zhag!
Oj loçkë, mu edhe mundesh se s’jam e fortë, ama kisha pas qef me t’pa tu e kërcënu qeshtu edhe Sllavko Simiqin!