Lajme

Austria i thotë “JO” SHBA-së për Iranin, Europa ndan qëndrimet ndaj luftës

Austria ka refuzuar kërkesën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përdorimin e hapësirës ajrore në kuadër të operacioneve ushtarake kundër Iranit, duke u mbështetur në ligjin e saj për neutralitetin.

Ministria e Mbrojtjes në Austri konfirmoi se nga Uashingtoni kanë ardhur disa kërkesa, por pa dhënë detaje për numrin e tyre. Sipas transmetuesit publik ORF, zyrtarët theksuan se çdo kërkesë do të shqyrtohet rast pas rasti, në koordinim me Ministrinë e Jashtme.

Austria, e njohur për politikën e saj të hershme të neutralitetit ushtarak, nuk ka vendosur një ndalim të përgjithshëm për fluturimet amerikane, por po mban një qëndrim të kujdesshëm ndaj përfshirjes në konflikt.

Ndërkohë, qëndrimet në Europë duken të përçara. Spanja, një nga kundërshtarët më të fortë të luftës, ka deklaruar se hapësira e saj ajrore është e mbyllur për avionët ushtarakë amerikanë të përfshirë në konflikt.

Edhe Italia ka refuzuar javën e kaluar përdorimin e një baze ushtarake në Siçili për bombarduesit amerikanë, duke sinjalizuar një rezervë në rritje në disa vende europiane ndaj operacioneve ushtarake kundër Iranit.

Të Ngjashme