Protestuesit serbë në Leposaviq kanë dërguar një dhi para objektit të komunës, ku në trup i kanë shkruar mbiemrin e Kryetarit Lulzim Hetemi.
Ekipi i televizionit T7, po qëndron atje prej ku kanë dërguar pamje, ku shihet se dhisë i është vendosur edhe një vello dhe disa lule.
Dhinë e kanë lidhur te pjesa ku janë vendosur telat gjemborë, pak metra nga vendi ku po qëndrojnë…
Vuçiq lajmërohet në Instagram: Do të bëjmë gjithçka për të shtensionuar situatën në Kosovë
01/06/2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi do të bëjë gjithçka për të shtensionuar situatën në Kosovë.
Vuçiq po merr pjesë në një samit evropian në Kishinjev të Moldavisë.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai tha se…
Dëshmitarët të cilët ishin prezent gjatë arrestimit të të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqën, treguan se ai kishte tentuar të ikte nga policia me biçikletë.
Krivaqës iu ishte gjetur biçikleta dhe më pas ishte njoftuar Policia e…
Analisti politik, Gazmir Raci, pas tensioneve në veri ka reaguar duke thënë se Kosova nuk do të bëhet strehë e grupeve e individëve si Wagner, Radojçiqi dhe Veselinoviqi.
Raci, tutje ka thënë se veriu i vendit duhet të lirohet nga grupe kriminale dhe kontrabandiste.
Postimi i plotë:
Lidershipi aktual në Kosovë, në këto ditë kritike të përballjes me “milicinë…
Dardan Krivaqa është alivanosur përgjatë kohës sa seanca ka kaluar në private, kur është paraparë që të shfaqen pamjet nga banesa e tij, ku akuzohet ta ketë vrarë Marigona Osmanin.
Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se në momentin kur Krivaqa është…
Kancelari Scholz e presidenti Macron duan të ndërmjetësojnë në konfliktin e ashpërsuar ditët e fundit në Kosovë. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian ata takohen me presidenten Osmani e presidentin Vuçiq.
Zëdhënësi i qeverisë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në margjinat e Samitit të Liderëve Evropianë në Moldavi, njofton Gazeta Reporteri.net.
Në takim ka munguar presidentja Vjosa Osmani, ndërkohë që në veri tash e disa ditë situata mbetet e tensionuar.
Edi Rama pati reaguar dy ditë më parë kur Vuçiqi e vuri ushtrinë në gatishmërinë…
Pjatalarësja është padyshim një pajisje e dobishme në jetën e përditshme, pasi na lejon të lajmë enët dhe të kursejmë kohë dhe lodhje. Por nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë për të gjitha enët.
Në fakt, ka disa objekte që duhen larë me dorë për…
Maliqi: Pse Kosova nuk ka angazhuar kompani lobimi në Uashington, me lobim atje po dominon Serbia
01/06/2023
Politologu Agon Maliqi është shprehur i brengosur me mungesën e kompanive lobuese në Uashington.
Ai ka bërë me dije se sot në kryeqytetin amerikan për nga mjetet e shpenzuara për lobim dominon Serbia.
Sipas tij, ky shtet ambasadën në SHBA e ka…
Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë
01/06/2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka thënë se Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë në rajonin e Ballkanit dhe ka tendenca për të destabilizuar Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit.
“Ne si rajon dhe në veçanti si Kosovë, jemi përballë sfidave. Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i…