Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se numri i palestinezëve të vrarë që kur nisi lufta me Izraelin më 7 tetor ka kaluar shifrën prej 8.000.
Kjo ministri tha të dielën se numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 8.005, përfshirë mbi 3.300 të mitur dhe mbi 2.000 gra.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë është pjesë e Qeverisë që udhëhiqet nga…
Qindra policë serbë u dërguan të shtunën në zonën kufitare të Serbisë me Hungarinë, ku ata arrestuan disa persona, ku një person shtiu ndaj emigrantëve dhe vrau tre e plagosi një.
Sipas raportimit të Associated Press, nga operacioni i së shtunës u…
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i ka reaguar opozitës për kritikat e tyre rreth asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se është pranuar pa njohje.
Duke e quajtur dyftyrësi të thellë, ai ka shkruar se “e pranuat Asociacionin…
Përkundër rritjes së shkallës së inflacionit në Kosovë viteve të fundit, pensionet nuk janë rritur fare. Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve dhe respektimin e normës ligjore që parasheh rritje të shumës së pensionit, në përqindjen e njëjtë me atë të inflacionit. Nga Qeveria nuk kanë treguar nëse planifikojnë rritjen e pensioneve.
Hasan Aliu, nga…
Një muaj nga hyrja në fuqi e udhëzimit administrativ për qeset e plastikës, qytetarët tashmë kanë filluar të paguajnë nga 5 deri në 10 cent për një qese. Derisa ekspertët e mjedisit dhe disa qytetarë, e kanë mirëpritur këtë vendim, një pjesë e…
Ish-veterani i UÇK-së, nga Banja e Malishevës, Jahir Begaj ka humbur jetën dje, në vendin e tij të punës në zyrat e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Eko Regjioni”, njësia në Malishevë, ku punonte si roje.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe…
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, tha më 29 tetor se bombardimet e vazhdueshme të Izraelit në Gazë “mund të detyrojë të gjithë” të veprojnë. Ky është paralajmërimi i fundit i lëshuar nga Republika Islamike që kur nisi lufta mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, tri javë më parë.
Izraeli ka bombarduar territorin e Rripit të Gazës që kur militantët e Hamasit…
Zyrtari i lartë për Informim i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se gjykimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në liri nuk është i mundur në këtë periudhë.
Ai theksoi për…
Kërkesës së avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, lidhur me raportin e ekspertit Fred Abrahams, i janë përgjigjur nga Prokuroria e Hagës. Prokuroria ka theksuar se nuk ka asnjë arsye që ky raport të përjashtohet nga provat e procesit, pavarësisht se…
Avionët izraelitë mëngjesin e së dielës kanë kryer sulme ajrore pranë spitalit më të madh në Gazë, që është i mbushur me pacientë dhe dhjetëra mijëra palestinezë që po kërkojnë strehim, thanë banorët. Izraeli tha se militantët e Hamasit – që udhëheqin Gazën – kanë një qendër komanduese nën spital, duke mos dhënë dëshmi të tjera për këtë pretendim.
Sulmet…