Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Autobusi përplaset në stacion, godet për vdekje 3 kalimtarë në Suedi

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një autobus dy katësh u përplas këtë të premte në stacion në Stokholm, kryeqytetin e Suedisë.

Rrethanat e aksidentit të rëndë mbeten ende të paqarta ndërsa autoritetet Suedeze vijojnë hetimet. Mediat në Stokholm raportojnë se policia ka arrestuar shoferin e autobusit i cili dyshohet se u përplas qëllimisht në stacion. Aksidenti ndodhi pranë Universitetit Mbretëror të Teknologjisë ndërsa ne momentin e aksidentit nuk kishte pasagjere në autobus.

Moneytizer Paragrafi 2

Pamjet e publikuara nga Associated Press tregojnë ekipet e shpëtimit që shfaqeshin për të ndihmuar personat e te cilët u morën përpara nga autobusi.

Policia Suedeze nuk ka pranuar të komentojë më tej duke sqaruar se bëhet fjalë për një hetim në vazhdim.

Moneytizer Paragrafi 4