Lajme

​AUV heq nga tregu ëmbëlsirat e prodhuara në Japoni

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) njoftoi publikun për rrezikshmërinë e konsumimit të ëmbëlsirave xhelatinoze (Hello Kitty Apfel Koniac Gelee) të prodhuara në Japoni.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës njoftojnë opinionin publik se përmes Sistemit të alarmimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë (RASFF), kanë pranuar njoftimin lidhur me rrezikun e mundshëm nga konsumimi i karameleve me xhelatin (Hello Kitty Apfel Koniac Gelee), të prodhuara nga Sanrio. në Tokio, Japoni dhe eksportuar nga Holanda”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të këtij produkti nga tregu dhe asgjësimin e tij. Shtohet se të gjitha bizneset që kanë në shitje këtë produkt duhet të ndalojnë menjëherë shitjen dhe t’i kthejnë ato në deponitë nga janë furnizuar.

Po ashtu, AUV, përmes këtij njoftimi këshillon konsumatorët që i kanë blerë këto produkte të mos i përdorin. 

Të Ngjashme