
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, sot ka kërkuar të vazhdohet respektimi i masave për parandalimin e përhapjes se sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël) për dele dhe dhi.
“Sot, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, u mbajt takimi i parë i grupit për menaxhimin e situatës se paraqitjes se sëmundjes Murtaja e Ruminantëve të vegjës PPR. Pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të menaxhimit të rastit të parë të prezencës se kësaj sëmundje në fshatin Landovicë Prizren. Respektimit të masave nga fermerët dhe punës se mirë të autoriteteve situata është nën kontroll. AUV si titullar po vepron në teren me të gjithë kapacitete për parandalim të përhapjes se sëmundjes. Të gjitha veprimet janë në kohë dhe profesionale. Andaj u kërkua qe puna e mirë të vazhdoj sipas dinamikes dhe protokolleve profesionale veterinare”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se çelës i suksesit në menaxhim të situatës është zbatimi në përpikëri i masave nga vetë fermerët në radhë të parë. Deri me tani nga rasti i parë nuk është regjistruar asnjë rast tjetër i prezencës se sëmundjes në vende. Veterinerët privat janë duke kryer punën me profesionalizëm dhe përgjegjësi. Autoritetet lokale po ndihmojnë në mbajtjes se fermerëve të mirë informuar. Me ketë qasje synojmë të ruajmë kopetë e deleve dhe dhive, ekonominë e fermerëve dhe vetë ekonominë e shtetit.
Sipas AUV këto janë masat: Ndalimi i lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat, tregtimin në tregjet e dhe shitblerjen, Fermerët obligonë qe menjëherë të njoftojnë veterinarin rast të ndryshimit të gjendjes shëndetësore të deleve dhe dhive në fermat e tyre, Praktikat veterinare janë të obliguar njoftojnë secilin rast të dyshuar me PPR tek autoriteti zyrtar AUV, Kryerjen e inspektime të menjëhershme të fermave të dyshuara, marrja e mostrave dhe dërgim në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë, Groposja e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR, Komunat obligohen të përcaktojnë lokacionet për asgjësim të kafshëve të infektuar, Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth e fermave dhe zonave përreth rasteve të shpërthimit të sëmundjes, përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja deleve dhe dhive nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Po ashtu një ndër masat tjera është edhe urdhëresa e të gjithë menaxherëve të tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë pranimin e deleve dhe dhive në hapësirat e tyre.
Një javë më pare Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për prezencë të sëmundjes Murtaja e ruminantëve të vegjël (dhenve dhe dhive) në një fermë në fshatin Landovicë, Komuna e Prizrenit.
AUV thotë se menjëherë janë aktivizuar ekipet e inspektorëve të mjekësisë veterinare, të cilët kanë vendosur masën e kufizimit të lëvizjes në fermën e dyshuar nga e cila janë marrë mostrat për testim.