Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avdyli kritikon opozitën: PDK ndërron kërkesat, LDK nuk pranon askënd, AAK e paqartë

 
   

Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas bllokadës në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke ironizuar kërkesat e partive opozitare për ndërrim kandidatësh.

Ai tha se PDK vazhdimisht ka kërkuar ndryshim të kandidatëve, LDK nuk pranon asnjë propozim nga VV, ndërsa për AAK-në u shpreh se “herë kërkon pjepër, herë kungull”.

Avdyli theksoi se posti i kryetarit të Kuvendit i takon Vetëvendosjes, ndërsa figura e unitetit është Presidentja.

Reagimi në Facebook:

PDK: ndërrone kandidaten nuk e duam Albulenën, ua ndërruam, duam deputet sduam ministra, ua ofruam.

Tash do kërkojnë deputet që ska fol kurrë, ska shkru kurrë, dhe ska pas qëndrim për asgjë

Tash ka mundësi do kërkojnë deputet nga SPD ose CDU, por mund të ndodh që edhe ndonjëri nga ata ka qëndrim .

LDK :kerkojnë ndërrim kandidati, por thonë që edhe nëse e ndërroni nuk ua votojmë asnjë nga VV. E propozuam Doniken ish aktiviste e LDK-së dhe kryetare e Guxo, edhe pse nuk ka qenë kurrë VV, thanë nuk duam dhe qeshnin.

Veq nëse ua plotësojmë dëshirën e hapur që kanë që të propozojmë ndonjë kandidat nga PDK, sepse pa ta as në koalicion me ne nuk po hyjnë.

AAK veq zoti e din çka po duan.

Herë pjepër, herë kungull.

Kryetar i Kuvendit, nuk është figurë uniteti, por është Presidentja.

Kur të vijmë te ajo pikë , flasim për kandidat uniteti.

Tash është më së e qartë, VV-së i takon kryetari i Kuvendit.