
Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar opozitën për sjellje të papërgjegjshme dhe destruktive ndaj institucioneve të shtetit.
“Sipas këtyre opozitarëve të shkapërderdhur, Kosova duhet të mbetet pa zot shtëpie, pa institucione, shkurt, duan ta bëjnë sa më llug,” ka thënë ai.
Avdyli shtoi se, edhe nëse qeveria është në detyrë për disa ditë, është e domosdoshme që të kujdeset për funksionimin e shtetit.
Postimi i plotë:
Sipas këtyre opozitarëve të shkapërderdhur, Kosova duhet të mbetet pa zot shpie, pa institucione, shkurt duan ta bënë sa më LLUG.
Qeveri në detyrë, që mund të jetë edhe disa ditore, është pa diskutueshme që është e nevojshme që të kujdestaroj për shtetin.
Kjo opozitë edhe inatçore edhe e padijshme e më së paku institucionaliste e shtetndërtuese.