Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avioni privat rrëzohet në mes të autostradës, ka të vdekur

Një ngjarje e rëndë, me pasojë vdekjen e 10 personave ka ndodhur ditën e sotme në Malajzi pasi një avion privat është rrëzuar në mes të një autostrade.

Aeroplani u përplas në pjesën ku ndahen korsitë e rrugës në qytezën Elmina, ndërsa më pas shpërtheu duke i marrë jetën 8 udhëtarëve në mjetin fluturues dhe 2 personave që ndodheshin në automjetet përreth.

Ende nuk janë zbuluar shkaqet që kanë sjellë në rrëzimin e aeroplanit, ndërsa hetuesit janë duke analizuar provat e marra nga vendi i ngjarjes.