Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokati Gashi: Kajtazi herë shan Thaçin, herë Kurtin – për interesa financiare

 
   

Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka kritikuar ashpër analistin Vehbi Kajtazin që sipas tij shfrytëzon paraqitjet televizive për të fituar përfitime materiale.

Gashi tha se ai fillimisht sulmoi Hashim Thaçin, e më pas Albin Kurtin, por gjithmonë me qëllim përfitimin financiar.

Ai shtoi se, sipas tij, nuk ka rëndësi dëmi që u shkaktohet shtetit dhe UÇK-së, pasi e vetmja synim mbetet “me marr lek”.

Postimi i plotë:

Leku…

Kështu ky bën shumë lekë, del në televizor si anal-ist herë e shan Thaçin, pastaj kur Thaçi është atje ku është me meritë sipas tij, e shan Albinin!

Me rëndësi lekë me marr e për dëmin që ja bën shtetit e UÇK-së… kujt nuk po ja nin sipas tij!