Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Avokati Muharremi ushtron padi për shpifje ndaj këshilltarit të Nagavcit

Driton Muharemi, avokat, ka thënë se e ka paditur ”për shpifje” Valdrin Dervishaj, këshilltar i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Muharremi ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për ta intervistuar Dervishajn rreth deklarimeve të tij se “ai ka njohuri rreth një hetimi që prokuroria është duke hetuar rreth dy zyrtarëve të MAShT-it”.

”Sot kam ushtruar Padi për shpifje kundër këshilltarit të ministres se MASHT-it z. Valdrin Dervishaj si dhe kam kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ne Prokurorinë Themelore në Prishtinë që ta intervistoj të njejtin lidhur me deklarimet e tij publike se ai ka njohuri rreth një hetimi që Prokuroria është duke hetuar rreth dy zyrtareve te MASHT dhe se ky e din epilogun e ketij hetimi“.

”Mjetet lidhur me dëmin publik që më ka bërë me këtë shpifje do ti dhuroj në Fondacionin per te drejtat e kafshëve“, ka shkruar ai në Facebook.

Related posts
Lajme

Kërkesa për themelim të komisionit hetimor për rezervat shtetërore, Kusari- Lila: Nuk ka kuptim

Lajme

Cramon: Nëse Serbia nuk dëshiron t’i bashkohet BE-së, s’mund ta detyrojmë

Lajme

Miratohet në lexim të dytë projektligji për të drejtat e autorit

Lajme

LDK i kryen zgjedhjet në një degë në Prishtinë, ky është kryetari që u zgjodh